Adrian Krasniqi meteor i UÇK-së

Sot përkujtohet në 26 vjetorin e rënies se tij Dëshmori i Kombit Ardian Krasniqi.
Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht njëri ndër themeluesit e parë të logjistikës së UÇK-së, por edhe ndër luftëtarët e parë të lirisë që ra në altarin e atdheut me uniformën e UÇK-së, e cila do ta çlirojë Kosovën dy vjet e gjysmë, pas rënies së tij në altarin e atdheut. Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

LAVDI Dëshmorëve te Kombit!