Gostivari nuk harrohet !

9 Korrik, 1997, Gostivar!
Një datë, krenarie dhe trishtimi për qytetarët e Gostivarit dhe Tetovës dhe gjithë shqiptarëve.

Në mbrojtje të Flamurit në Gostivar u vranë: Dr Shpend Iseini, Nazmi Saliu, Milaim Saliu.
U plagosen me qindra të tjerë. U keqtrajtuan pamëshirshëm dhe u përgjakën shumë të tjerë.

U burgos Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, Kryesuesi i Këshillit Refik Dauti, Kryetari i Komunës së Tetovës Alajdin Demiri, dhe Kryesuesi i këshillit Komunal të Tetovës Vebi Bexheti, të cilët nuk respektuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta hequr Flamurin Kombëtar i cili u ngrit nga të njejtët para godinës së Komunës së Gostivarit dhe Tetovës.

Përulje, per martirët, respekt për të gjithë që sakrifikuan dhe vuajtën burg në mbrojtje të Flamurit Kombëtar!

Erald Selca