Poeti Rijad Berisha një emër që premton shumë

Këto ditë poeti i talentuar pejan ka botuar vëllimin e parë të tij me poezi të quajtur Rrëfimi i Mendjes dhe e inkurajojmë të mos ndalet

Do veçoja poezin e tij për gjigantin kombëtar, tmerrin e Jugosllavisë tribunin popullor Vesel Shabani nga Mikushnica e Skenderajit Drenices martire si djep shqiptarizme

Me poshtë një biografi e autorit tejet të nderuar ,nga një familje atdhetare arsimuar e liridashëse

Biografia e autorit

Rijad (Mentor) Berisha, u lind në Pejë, më 07.08.2006. Shkollën fillore deri në klasën e shtatë e mbaroi në SHFMU ,,Smajl Hajdaraj’’ në Pejë, kurse klasën e tetë dhe të nëntë e vazhdoi në SHFMU ,,Asdreni’’. Jeton në Pejë, tani nxënës në SHME ,,Ali Hadri.’’
Është nënkryetar i shkollës ,,Ali Hadri’’ dhe anëtar i Këshillit të Nxënësve të Kosovës. Ka një motër dhe një vëlla, Xhenetën dhe Rinorin.
Kjo është përmbledhja e parë e tij me poezi.

Poeti i madh Dritero Agolli thoshte poezia është art në vete

Erald Selca