Rtsh Korça kujton Mitrush Kutelin

Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) prozatori i shquar i letërsisë shqipe që thuri aq bukur rrëfenjat e moçme të vendlindjes.

Krijues i prozës realiste e cila ndërtohej mbi një gjuhë të pasur dhe të kuruar bukur. Ekonomist dhe atdhetar i vyer i cili vuri në piedestal interesat e vendit ashtu siç edhe porositë në të ashtuquajturin amanet për pasardhësit e tij që: “… ta donin vendin dhe gjuhën e vet gjer në vuajtje.”
E përkujtojmë në 57-vjetorin e ndarjes nga jeta.