Dy poezi nga shkrimtarja e çmuar Elvira Zeneli

Dy poezi nga Elvira Zeneli

DRITHËRIMË E NJË NATE VERE

Eh ky mall, që depërton thellë në palcë,
Në pritje lodhem duke shpresuar,
Përderisa dita ikën me dhimbje,
E nata vjen e heshtur n’bisedë me yjet.

Vapa erdhi me nxitim e mallin po e tret me lotë,
Më duhet dhimbjen ta lëvroj ngadalë.
Sërish në plasaritjet e zemrës gjakosur,
As lirikën e përbotshme s’mund ta lexoj.
Ngase më derdhesh mbi ndjenja si llavë,
Duke ma përvëluar gjoksin kjo marrëzi.
Nëpër valët e oqeanit të përkund,
Në ajër, në gjethe, në zhurmim,
Sa, malli zërin ngrin në të tharë
E loti rrëshqet faqeve gjer n’buzë,
Pastaj, më njelmëson shijen helm.
Malli, e shkrin dhe ortekun e borës,
Jeta, nganjëherë, duket e pavlerë, thërrime.
Andaj të pres të vish pranë meje,
Dritësuar të më mbushet syri n’ty…

MOS U LARGO SONTE

Sonte, nuk më dehu gota e verës sē ēmbēl si nē ditirambet e Dionisit,
As flladi i mbremjes së vonë.
Jo, sonte u deha me ëndrrën dhe kujtimet,
Me muzën sonte u deha…

Vallëzuam nëpër vendet, ku ne kaluam,
U shtriva mbi gonxhet e trëndafilit,
Si princeshë gishtëza u bëra,
Dhe u freskova me vesën e mëngjesit,
Sa puthja jote më mori me vete.

Liqeni kaltrosh i lumturisë,
Me gjethet e shelgut vallëzonte mbi trup, ëmbël e shpupuriste.
Trupin hartë e bëra për të zbuluar mrekullitë e kësaj bote,
Lapsi im ishe ti që udhëtove drejt ishullit, të vetmuar e me dashuri e gjallërove…

Eh, kjo ëndërr, sonte më dehu,
E sytë mbyllur po m’i mban.
Mos u largo, rri edhe pak,
Është planeti ynë, ku të dy duam të jetojmë.