Agim Xhigoli kujton shkrimtarin e madh Dritero Agolli

Kryetari i Frontit Popullor shoku Agim Xhigoli kujton ditëlindjen e te madhit Dritero Agolli me një poezi të tij kushtuar Kosovës së tij

TëDuashDritëroin

Unë di shumë për Kosovën

Nuk besoj të këndojë si unë asnjeri për Kosovën në vargje
Dhe s’mendoj të lotojë askush si unë tani për tani.
Unë e njoh Kosovën nga pluhur i zverdhur në pragje,
Unë e gjej Kosovën në pikën e vesës atje në hardhi.

Unë e di si djall dhe lugat çdo gjë në Kosovë,
I di lugët e bujkut, i di stinët kur mbjell e kur korr,
E njoh sërbin dinak me gjarpër në kokë,
Gjarpër që rritën stërgjyshët e sërbit në oborr.

Unë e di se ç’mendon malësori i Drenicës,
Minatori i Trepçes e di se ç’mendon,
Unë e di dhe në Vlorë atë lumin ters të Shushicës
Se ç’bën për Kosovën dhe ç’këngë nga Vlora këndon.

Unë i di të gjitha dhe s’ka kush më thotë
Se gjoja Kosovën nga larg si poet dashuroj,
Mes Kosovës jam brenda me kokën e ftohtë,
Ndaj Kosovën, si bukën, nga mitet vërtet çmitizoj…

Leave a Reply