Dua të mbytem në ty -nga Pedagoge Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

DUA TË MBYTEM NË TY!

Ti je deti im!

Unë ulem në prehrin tënd
Si në bregun shkumëbardhë
E ndjej gishtërinjtë e valëzave
Që më përkëdhelin gjithë trupin
E më tjerrin mornica deri në thellësi!

Ndonjëherë më duket se ti je shkëmbi
E unë
Rëra përreth tij.

Ndjej se si valët po bëhen dallgë
E dallgët stuhi,
Ndërsa në brendësi
Një tërmet po gatuan cunam!

Ooohhh sa dua të mbytem në ty!