OVL UÇK uron ditën e çlirimit të Prishtinës

Urime Dita e Çlirimit Prishtinë!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së uron të gjithë qytetarët e kryeqytetit, familjet e dëshmorëve, luftëtarët e lirisë, dhe të gjithë ata veprimtarë që me guxim dhe përkushtim kontribuan para dhe gjatë luftës për lirinë e Kosovës, në këtë ditë të lavdishme të çlirimit të Prishtinës.

11 qershori është simbol i krenarisë sonë kombëtare, sepse kjo ditë erdhi falë luftës sonë çlirimtare, sakrificës së luftëtarëve dhe vendosmërisë së popullit që nuk u nënshtrua kurrë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve tanë dhe nderim i thellë për të gjithë ata që ecën drejt lirisë!

OVL UÇK
Prishtinë, Kosovë