Një shkrim me vlerë nga çlirimtari Arben Nitaj
Ky grusht nuk ishte simbol ideologjie, ishte betim.
Unë, si ushtarak me syze e armë antitank në sup, kur kam nderuar me grusht, e kam bërë me nderin më të madh për shokët e armës dhe për idealin tonë të përbashkët: lirinë e atdheut dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Ne, gjenerata e ‘80-tave, nuk kemi ditur çfarë është komunizmi , por kemi ditur shumë mirë se çka do të thotë të rritesh nën robëri, pa liri, pa të drejta, pa dinjitet.
Ky grusht ishte përgjigjja jonë , dhe sot e gjithmonë, do të mbetet simbol i besës, i qëndresës dhe i vëllazërisë pa dallime.
Kurr ma shumë skemi pasur nevoj për këtë grusht, por hajnia, tradhtia, partia na ka bërë pikë e pesë, saqë as shqiptaria spo na bashkon!