Veprimtari i shquar z.Lulëzim Etemaj kujton të madhin Fazli Greiçevci
Fazli Greiçevci merrë pjesë në shtator të vitit 1963 së bashku me Bacën Adem Demaçi, Zeqir Gërvallën, Azem Beqirin e Abdyl Lahun në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë, ku vendoset që organizata e themeluar pak kohë më parë të quhej Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, (LRBSH).
Në nenin e parë të Statutit të LRBSH-së thuhej:
„Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banueme në shumicë prej shqiptarësh që gjinden nën administrimin e Jugosllavisë, d.m.th. qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht- çlirimi i krahinave shqiptare, t‘aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyne krahinave me nanën e vet – Shqipninë“.
Fazli Greiçevci ishte caktuar për mbajtjen e kontakteve të drejtëpërdrejta me Shqipërinë, përkatësisht përfaqësimin e LRBSH-së në Tiranë.
Pas arrestimit, mbytet gjatë torturave të rënda fizike para 61 vjetësh, më 17 gusht 1964, të ushtruara nga UDB kriminale në Prishtinë!
Atdhetari i devotshëm, poeti i talentuar, Fazli Greiçevci, me qëndresën dhe sakrificën e tij u shndërrua në simbol përkushtimi jo vetëm i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, por i gjeneratave të tëra, në përpjekjet dhe luftën për çlirim dhe liri.
Përjetësi kujtimit dhe nderimit të përpjekjes dhe flijimit të Tij!