Yjet e Natës nga Elvira Zeneli me stilin e saj unikal
Elvira Zeneli
Yjet e Natës
I dashur, plotësoma dëshirën time,
Ne qiellin e fjalëve ndize gojën tende si yll.
Ndizi puthjet e tua ne naten e gjalle,
Liroma trupin si me permend, me shtrëngimin e duarve.
Oh, sikur mos te jesh ti me mua,
Enderroj sikur fle, po shoh enderra.
Dhe çdo tingull i natës më mbërthen,
si puthja që ngjitet buzes në heshtje.
Gjithçka digjet, gjithçka rrjedh,
në zjarrin tënd ku e gjej veten.
Oh, sikur t’mos ishe ti pranë meje,
Ëndërroj sikur fle, n’imazhin tënd shoh ëndrra.
Çdo prekje, çdo frymë, çdo shikim,
më bën të humbas në ty,
Çdo natë e mbushur me yje
Ndjellë tek unë ndezje .
Më shkrij me puthjet tua
në zjarrin tënd të fshehtë.
Më mbaj ashtu të shkrirë mbi buzë.
Që shijen e tyre ta ndjej në çdo pore lëkure.
Më plotëso dëshirën pra.
Më mbaj ashtu si dua unë.
Ashtu si di ti…