Për pare poezi nga poetja e spikatur Ganimete Jakupi
PËR PARE
Për pare sot çka nuk bahet,
Mohohet gjaku yt, edhe nana shahet,
Kris pushka mes vëllezërve e motrave,
Për një copë letër prishet familja, bota.
Për pare sot shitet shoqëria,
Besa falet, edhe tradhtia,
Shitet nderi,
E fiton dallavergjia.
Për pare sot shitet pushteti,
Humb meritokracia,
Fiton më i forti,
E jo më i mençuri.
Për pare sot vritet njerëzia,
Humb besnikëria,
Fiton mashtrimi,
Ngrihet në fron lakmia, jo dashnia.
Për pare sot të njeh çdokush,
Nëse ju duhesh, do të vardisen me çdo kusht,
E kur mbarojnë punë,
Do të zhduken, s’do t’i gjesh askund.
Më 20.9.2025
©️ Ganimete Jakupi, Zvicër.