Deklaratë nga Shoqata ushtarakëve shqiptarë
DEKLARATË
Shoqata e Ushtarakëve Shqiptarë ASSOCIATION of SKËNDERBEJ USA, i bashkohet Protestës Mbarëkombëtare që zhvillohet në Tiranë më 17/10/2025 me moton: DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT!
Të bindur se liderat e UÇKsë mbahen padrejtësisht në Hagë, urojmë kthimin e tyre sa më parë në Atdhe!
Liria e Kosovës ka emër, ajo është larë me gjakun e luftëtarëve të UÇKsë dhe të mijëra viktimave të genocidit serb, krimit më monstruoz në fund të shekullit të XXtë, dhe asnjë gjykatë nuk mund ta zhbëjë apo njollosë historinë e kombit tonë.
Shoqata e Ushtarakëve Shqiptarë SKËNDERBEJ, NY-NJ.
Presidenti
Gëzim Shentolli.
Nju Jork,16/10/2025