Nga Çlirimtari Genc Sefa
PAS STUHISË
U shua stuhia, por zemra s’u shua,
mbi gjakun e etërve çelën flamura.
Nga dheu i djegun, nga plisi e ndera,
u ngritën bijtë me shpirt si era.
Në gji t’Kosovës, në malet e Shqipnisë,
ushqyen shpresën me qumësht t’lirisë.
Në plagë t’Atdheut vnun dorën e re,
me djersë e gjak ndërtuen Atdhe.
Tash fjala “Trimni” s’është veç kujtim,
rritet me vargjet e herojve t’vendit tim.
Në gjakun e vjetër, në gjakun e ri,
rrjedh gjeneza e fisit arbëri.
Ata s’kanë pranga, as frikë në ballë,
u mësoi historia si të ngrihen n’valë.
Me pushkë e penë, me punë e me nder,
e mbajnë flamurin që s’u ul kurrë në erë.
Pas stuhisë, kur qielli u hap,
Atdheu mori frymë mbi gjakun e thatë.
Dhe zani i bijve prej varreve del,
me dritë të etërve zemra s’u tret.
Pa nënën që qau, që i rriti me zjarr,
s’do digjej flaka, as flamuri n’altar.
✍️ Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të Atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 6 Nëntor 2025
