Demokracia Konservatore përkrahë vizionin e z.Hajrullah Çeku

Demokracia Konservatore – Qendra Prishtinë

Pas shumë diskutimeve me strukturat tona dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve, ne si Demokraci Konservatore Qendra Prishtinë kemi vendosur që në këtë balotazh ta përkrahim kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.
Ky vendim nuk është marrë për interesa apo marrëveshje politike, por për një arsye të vetme – Prishtina ka nevojë për ndryshim.

Prej vitesh, qyteti ynë është mbajtur peng nga grupe të interesit që e kanë parë Prishtinën si pronë të tyre, duke bllokuar zhvillimin dhe projektet që duhej të ishin për qytetarët. Është koha që kjo të marrë fund. Prishtina nuk ka nevojë për ankesa, arsyetime e propagandë, por për punë konkrete, për vizion dhe drejtim të qartë.

Ne si konservatorë besojmë në rend, në përgjegjësi dhe në vendimmarrje të ndershme. Prandaj e kemi parë të arsyeshme të qëndrojmë në anën e ndryshimit, pa kushte dhe pa përfitime, vetëm me një synim – që qyteti ynë të ecë përpara.

Ne jemi me vizionin, jo me ankesat.
Ne jemi me punën, jo me llafet.
Ne jemi me ndryshimin, jo me të njëjtën qeverisje që ka lodhë Prishtinën.