Një dedikim emocional për 28 Nëntor nga e çmuara Ganimete Jakupi
URIME 28 NËNTORI!
Lavdi dëshmorëve dhe gjithë të rënëve që sakrifikuan jetën për lirinë, identitetin dhe të ardhmen tonë!
Mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan në çdo mënyrë, në çdo kohë, që ne sot të gëzojmë lirinë dhe krenarinë kombëtare.
Uroj që gjithmonë të jemi të bashkuar, të fortë dhe me zemër të hapur ndaj njëri-tjetrit!
Uroj që bashkimi ynë të jetë më i fortë se çdo vijë sipërfaqësore që na ndan!
Gëzuar këtë ditë të shenjtë për gjithë shqiptarët kudo që janë!
Gëzuar për jetë e mot!🇦🇱🦅🥂

