Filip Nue ngushëllon familjen e ish boksierit Nazif Gashi

Gjyqtari i boksit, Filip Nue, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Nazif Gashit, ish-boksierit të njohur.
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, një sportist shembullor dhe figurë e respektuar e boksit tonë. Kontributi i tij në ring dhe jashtë tij do të mbetet i paharruar brez pas brezi

Në këto momente të rënda, Filip Nue dhe komuniteti i boksit ndajnë dhimbjen me familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij.