AGIM TAFILI ÇIKLISTI YNË I MADH

PERKUJTIM – 7 vjet nga ndarja nga jeta e AGIM TAFILIT ciklistit te madh te Partizanit, Vllaznise dhe ekipit kombetar

7 vjet me pare u nda nga jeta mjaft para kohe, i madhi Agim Tafili ish ciklist i madh i Partizanit(1977-1980) dhe Vllaznise, si dhe ekipit tone kombetar ne vitet 70te-80te. 2 here kampion i Shqiperise me Partizanin si individ ne vitet 1979 dhe 1980 si dhe kampion si ekip me Partizanin e Bilal Agalliut po ashtu me 1978 dhe 1979, ne renditjen ekipore . Po ashtu 4 here kampion me Vllaznine ne garat individuale pas vitit 1980, kur kthehet ne Shkoder. Padyshim nder ciklistat me te mendhenj te Shqiperise ne afro 80 vjet ciklizem. Gjate kohes te Partizani bashke me mjeshterin tjeter Agron Huqi, formuan nje dyshe shume te madhe ciklistesh elitare qe eshte veshtire te perseritet. Agimi eshte babai i Alsid Tafili ish futbollistit te Partizanit sezone me pare, si dhe velali i Sytki Tafili nje tjeter ish ciklist i madh. I PERJETSHEM QOFTE kujtimi i tij.

Leave a Reply