Nga Dalinë Arifi

Shije malli

Ah, çfarë hije të bukur ka edhe malli,
kur afrohet pranë meje
pas një kohe shumë të gjatë në distancë.

Ai përqafim, ajo psherëtimë “të dua”,
ai zë që kishte muaj pa u dëgjuar,
ajo ndjenjë kur mbështes kokën
mbi shpatullat e tij
dhe ndiej aromën
më të këndshme në botë.

Dhe ajo jeshile
që ia shton nurin bukurisë së tij.

Ah, shije malli dhe dashuri.
Dalinë