Raporti ditor nga IKSHP

1361 TESTIME, 250 TË SHËRUAR DHE 501 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1361 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 501 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply