Nga ushtaraku rob lufte i madhi Genc Sefa

𝐊𝐔𝐑 𝐅𝐘𝐇𝐄𝐓 𝐋𝐈𝐑𝐈𝐀

Është bërë shqetësuese gjuha e urrejtjes
dhe e përçmimit ndaj luftës çlirimtare.
Çdo ditë e më shumë, në rrjetet sociale
po sulmohet një nga vlerat më sublime
të kombit — lufta për liri.

Mund të ketë bindje të ndryshme politike, pakënaqësi apo zhgënjime. Por kur interesat politike shndërrohen në urrejtje ndaj vetë luftës çlirimtare, atëherë nuk kemi më debat — kemi përpjekje për të zbehur kujtesën dhe sakrificën
mbi të cilën u ngrit liria.

Liria që gëzojmë sot nuk erdhi rastësisht.
Ajo u pagua me sakrificë, me vuajtje, me gjak
dhe me një brez që zgjodhi të përballet me robërinë,
në vend se të jetojë i nënshtruar.

Është e lehtë të shkruhen fjalë përçmimi
pas një ekrani. Por historia nuk ndërtohet
me mllef e propagandë. Historia ndërtohet
nga ata që, në kohët më të vështira,
patën guximin të ngrihen për dinjitet dhe liri.

Një popull që fillon të njollosë luftën e vet çlirimtare, rrezikon të humbasë respektin për sakrificën që e solli deri këtu. Sepse kombet që harrojnë rrugën
e lirisë, me kohë harrojnë edhe çmimin e saj.

Dhe mbi çdo zhurmë politike,
mbetet amaneti i brezave:
Liria nuk është turp, turp është harresa!

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve 🇦🇱
Mirnjohje e nderim për invalidët dhe veteranët.


Autor: Genc Sefa – Lushnja
Ish ushtarak, luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

I robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 16 maj 2026. 🇦🇱