Për ty Naim -nga e çmuara Adifete Shiti
Për ty, Naim,
Për ty, Naim, shkruaj vargje që s’i shuan koha,
Që i mban mend historia si dritë ndër breza.
Ti që i dhe shpirt kombit e nder shqiptarisë,
Shkronjat e tua të arta i dhanë peshë krijimtarisë.
Me ty nisin vargjet, marrin frymë e vlerë,
Petku yt artistik që rëndon çdo herë
Më shumë në mend e zemër.
Ti mbolle fjalë, e i rrite në art të pastër,
Si një kopësht që lulëzon në çdo stinë me qiell të kaltër.
Me ty gjuha jonë u bë e ëmbël dhe e gjallë,
U derdh si këngë nga malet deri në brigje të largëta.
Me fjalë zemre të ëmbla e të pastra
Jehona jote prek Malet e Sharrit e shkon përtej Oqeanit
Si këngë për pellazgun, ilirin, dardanin
Si një zë që s’ndalet, si një frymë që s’vdes
Si poemë antike që mbetet në kujtesë
Ti thure me pendë lartësinë e një kombi,
Në pafundësi si vijë horizonti
I dhe dritë rrënjës sonë, I dhe zë historisë.
Namin e lashtë I’a ktheve Shqipnisë
E sot, nga ajo që linde e krijove me shpirt
I ndriçove zemrat me të shejntën dritë
Janë degëzuar vargje që mbajnë emrin tënd të gjallë
Naim Frashëri Poeti Kombëtar!
Autore: Adifete Shiti ©
Redaktoi: Dritan Mardodaj
Maj, 2026
Dardani 🇽🇰

