Thjesht ec -Bruna Gosa
Thjesht ec
Thjesht ec me forcën tënde pa u ndalur,
Edhe kur rruga të duket e zbrazët dhe e gjatë,
Edhe atëherë kur hapat nuk të ndjekin në hap,
Dhe nata mbi shpinë rëndon si mëkat.
Thjesht ec, kur dyshimi të thotë “ndalo”,
Dhe era të rreh me ftohtësi në fytyrë,
Çdo plagë që dhemb, rrugës ia fal,
Se drita të pret diku në pasqyrë.
Mos pyet sa mbeti, as sa u nxeh,
As kush të la vetëm,
Se theve prangat e mërisë.
T’ngrihesh mbi dhimbjen,
Dhe errësirën tënde ta kthesh në diell.
Në çdo hap që hedh e lirë nga pesha e vjetër,
Se je vetë rruga, je vetë drita.
Thjesht ec, shko drejt vetes, aty ku e ke vendin, aty ku je.

