David Nue :Baca Franc sot ta dhamë lamtumirën e fundit

Baca Franc, baca vëlla i ynë i dashur, pushofsh në paqe! 🙏🕊️

Sot po ta japim lamtumirën e fundit dhe kjo është një dhimbje e madhe për ne si familje, por edhe për të gjithë ata që patën fatin të të njohin.

Zoti ta faltë parajsën e amshuar dhe të shpërbleftë me të gjitha të mirat e Tij. Ke qenë një njeri i veçantë, me zemër të madhe, i dashur, i buzëqeshur dhe gjithmonë i gatshëm t’i respektosh e t’i ndihmosh të tjerët. Mirësia dhe dashuria jote do të jetojnë përgjithmonë në kujtimet tona.

Do të kujtohesh gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe mall. U prehsh në paqen e përjetshme!