Vals Pranvere nga poetja e mirënjohur znj.Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

VALS PRANVERE

Sonte seç paskam një dëshirë të zjarrtë
Flladin e ngrohtë të pranverës ta prek
Të kërcej vals më hēnën po dua,
Dehjen e kërkojmë kêtë mirë e di
Yjet të na bëhen kurorë e të na shikojnë me dashuri…

Me rigat e shiut të ngjitem mbi re
Të mbështetem në kraharor të tyre
E di që hëna zëēmbël do të këndojë
Yjet në shpirt do na vezullojnë
Lexoje librin e dashurisë në sytë e mi të gjelbër
Trishtimin në dorë e mbaj
Nuk luaj me veten me lojra fjalësh
Mbi supe mbajmë ditë që bërtasin
Dhimbja vret minutat pa pushim
Zemrat t’kurren prej dëshpërimit
Perlën e gëzimit e mbështjellim
Me ringjalljen e besimit të vrarê padrejtësisht nga keqkuptimi,
Aty ku jeta eshtë e tillë
E rrethuar me acar dimëror,
Uragan e stuhi…