Mr.Florent Selca me librin e ri
🔴 Doli në shitje romani i ri i Florent Selcës: “Drithërimat e Dafnit” 📚
Autori dhe mësimdhënësi nga Peja, Florent Selca, ka sjellë para lexuesve romanin e tij më të ri “Drithërimat e Dafnit”, që nga sot është në shitje.
Romani zhvillohet në Francë dhe sjell një përzierje të fuqishme emocionesh: dashuri, dramë, sakrificë, triller – përipeti të jetës që e mbajnë lexuesin të zhytur në faqe.
Personazhet kryesore janë Dafni dhe Pierro.
Libri ka 190 faqe, 33 kapituj dhe përmban 66,035 fjalë.
“Drithërimat e Dafnit” është vepra e pestë e autorit, pas:
- NATO dhe Siguria Globale
- Tradita dhe Trimëria Rugovase
- Porta e Vetmisë
- Trëndafila të Bardhë
📚 Mund ta gjeni në librarinë Dukagjini.
Letërsia vendore vazhdon të sjellë zëra të rinj e tema universale./Pejanefokusℹ️