Nga e nderuara Kumrie Shala
NJËHERË NË NJËMIVJET
Malli djeg e shkrin çdo gjë,
Sytë na shkëlqyen si kristal kur u pamë.
Dashuritë e vërteta janë unike,
Si meteorë që bien nga qielli.
Në ballin tënd pashë rrudha e thinja,
Por buzëqeshja s’të kishte ndryshuar.
Pas buzëve të skuqura flakë
Fshihej malli i dashurisë së vjetër.
Jo, s’do ta mallkojmë ndarjen,
Shpirtrat tanë janë bashkë përherë.
Në dorën e Perëndisë jemi,
Unikë deri në botën e përtejme.
Dashuritë e pastra janë të rralla,
Si heronjtë e lirisë – pavdekshëm unikë.
Ato lindin vetëm njëherë,
Njëherë në njëmivjet.