Mr.sc Florent Selca kritikon tekstet e historisë me të drejtë

Mr.Florent Selca ngre alarmin për tekstet e historisë !

SKANDALE NË TEKSTET TONA SHKOLLORE

Në tekstin e Edukatës Qytetare për klasën IX – Albas, në njësinë mësimore: REZISTENCA CIVILE PARA VITIT 1999 NË KOSOVË, faqet 25, 26 dhe 27, ku përfshihet periudha deri në vitin 1999, nuk ka asnjë foto të fëmijëve civilë shqiptarë të vrarë.
Aty ka foto të KFOR-it, por jo të UÇK-së. Flitet për ideologji politike, por jo për sakrificën tonë për liri.
Si mund të shkruash për Kosovën nga viti 1989 deri më 1999 e ta injorosh luftën dhe sakrificën për liri?
Si mund të shkruash: Ne ishim të paarmatosur dhe luftuam kundër komunizmit? Ne luftuam kundër pushtuesit o të mjerë, jo për ideologji politike !
Si po tentohet që brezit të ri t’i serviret diçka, në mënyrë që të mendohet se liria na u dhurua e jo që e fituam me një çmim aspak të lirë?
Shpirti i fëmijëve që njomën këtë tokë me gjak, sot nuk pushon i qetë kur kupton se si po injorohet jeta e tyre. Heronjtë dhe martirët nuk pushojnë të qetë, kur pasardhësit e tyre nuk po bëjnë as veprimin më të vogël: të shkruajnë në tekstet shkollore për atë që ndodhi.
Unë do t’u tregoj dhe do t’u mësoj çdo nxënësi, përtej kurrikulave dhe teksteve skandaloze, se dashuria për atdheun duhet të jetë si dashuria për babë e nënë.
Çdo ditë, tash e njëzet e një vjet, ju them se familja dhe kombi janë si gjymtyrët e trupit. E ju, të marrë, vazhdoni të punoni për një rini pa identitet dhe pa dinjitet.