Opinion nga atdhetari i shquar Veton Binakaj
Në këtë intervistë, Astrit Huskaj rrëfen ngjarje në të cilat ka qenë vetë pjesëmarrës, duke folur mbi bazën e veprimit të tij, njohurive personale dhe dëshmive të dokumentuara me fotografi e prova të tjera.
Vlera morale e njeriut që vepron është më e madhe se vetë vepra, sepse çdo vepër buron nga karakteri, bindja dhe qëllimi i tij.
Në këtë intervistë, ashtu si edhe në të tjerat, Astriti dëshmon se puna, veprimtaria dhe lufta e tij kanë qenë të udhëhequra nga një ideal i vetëm: Liria dhe Bashkimi i trojeve shqiptare, përballë shovinizmit dhe politikave gjenocidale serbomëdha.
Gjatë Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), zyra jonë në New Jersey ishte në shërbim të kësaj lufte të drejtë, duke kontribuar sipas mundësive tona në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare.
Nderim, respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që, me përkushtim, sakrificë dhe idealizëm, i shërbyen lirisë së Kosovës dhe interesit madhor kombëtar shqiptar.
Lavdi të gjithë dëshmorëve, martirëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare! 🇦🇱

