Nga e mirënjohura Dalinë Arifi: Të dua, o i uruar

Të dua, o i uruar

U mbytëm në skëterrën e heshtjes,
Heshtëm ndjenjat tona,
Lamë krenarinë të na udhëheqë zemrën.
Sa marrëzi!

Stinët ndërruan, viti shkoi,
Ngadalë po troket dimri.
Ti s’po vjen ende — pse je harruar?
A duhet ta bëj unë hapin e parë, more burrë,
Të ta them troç: “Të dua, o i uruar!”

Dalinë Arifi
Tetor 2025, Prizren