Nga Çlirimtari Genc Sefa -Lushnja -7 Prilli Kur deti solli zjarr
𝟕 𝐏𝐑𝐈𝐋𝐋𝐈 – 𝐊𝐔𝐑 𝐃𝐄𝐓𝐈 𝐒𝐎𝐋𝐋𝐈 𝐙𝐉𝐀𝐑𝐑
Deti u ngrys si plagë e hapun,
dallgët flisnin me gjuhë të zezë,
prej përtej erdh’ stuhi e rëndë,
me hekur, me zjarr, me ligj të huaj n’besë.
Anijet e Italia si korba deti,
mbi gjoks t’Arbërit u vërsulën pa mëshirë,
me urdhër t’errët prej Benito Mussolinit,
që donte botën me e pas’ në zinxhir.
Në Durrës krisi pushka e parë,
si kushtrim që zgjon dhe gurin nën dhe,
pak burra, po zemra mal,
i dolën përballë një stuhie t’zezë.
E larg u tret hija e fronit n’mjegull t’ikjes,
kur toka thërriste bijtë me gjak,
por mbi breg mbetën burrat e heshtjes,
që vdekjen e pritën si nder e si hak.
Plumbi binte si shi mbi gurë,
era mbante britma e gjëmë,
po s’u thye zemra shqiptare,
se liria s’falet me dhé.
Ra një, ranë dhjetë mbi breg,
po flamuri s’u përkul në baltë,
se çdo gjak që derdhej tokës,
mbinte nesër si flakë e zjarrtë.
E mbi valë që sillnin robninë,
u ngrit një zë që s’vdes kurrë:
“Jo për sot po luftojmë, o bij,
po për motet që vijnë nëpër gurë!”
S’u shua ai zjarr në atë pranverë,
veç u fsheh ndër male e n’gji,
u rrit si flakë në zemra burrash,
që prisnin ditën e lirisë.
Dhe erdhën vite me gjak e plagë,
po Shqipnia nuk u ba rob,
se çdo 7 Prill i kujton botës:
këtu bie trupi — por ngrihet një komb!
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 7 prill 2026 🇦🇱

