Nga Brixhilda Dede një emër i spikatur i letrave shqipe
KUSH KUJTON RRËNJËT NUK HUMBET
Brigjeve të lashta të Adriatikut,
aty ku era përzihen kripë në kujtesë,
Lindi një popull pa fjalë të mëdha,
por me nder, besë e qëndresë.
Dorë e fortë e Agronit shtrihet,
aty ku zemra rrahin bashkë e deti është i qetë.
Shkëmbinjve, ku dallgë s’ pyet për stuhi,
mbretëron Teuta me drejtësi e dinjitet.
Perandori u ngritën dhe ranë,
kufij u fshinë si gjurmë në rërë.
Lëndina loti vajtuan,
për sa ikën e su kthehen më.
Dheut të huaj shpërndarë,
me flamurin premtim në kujtesë.
Një copë dheu marë me vete,
në zakone, kokëfortësi e shpresë.
Krenari për rrënjët Ilire,
historia na mban gjallë në shekuj.
Ecim përpara, kurrë nuk harrojmë,
kush jemi dhe prej nga kemi ardhur.
Brixhilda Dede

