Çlirimtari Hajdar Beqa kandidat për deputet nga PDK

Të dashur qytetarë,

Më lejoni t’ju informoj se edhe në zgjedhjet e 7 qershorit do të jem pjesë e listës për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Edhe në këto zgjedhje do të mbaj numrin 28.

Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet, zhvillim dhe një drejtim të qartë politik e ekonomik. Prandaj, besoj se mbështetja masive për PDK-në dhe për Bedri Hamzën si kryeministër është mbështetje për një Kosovë më të fortë, më zhvillimore dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët.

Ju falënderoj secilin për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Bashkë vazhdojmë për Kosovën që e meritojmë.