Nga Çlirimtari i njohur Genc Sefa-Lushnja

𝐍𝐔𝐊 𝐄 𝐒𝐇𝐔𝐀𝐍 𝐋𝐈𝐑𝐈𝐍Ë 𝐌𝐄 𝐅𝐉𝐀𝐋Ë

Seç janë çuar ca zëra nate,
me helm goje e terr në sy,
shajnë luftëtar e dëshmorë,
si hije pa nder, pa fytyrë.

Pështyjnë mbi ata që ranë,
që s’kursyen as gjak, as djalë,
sot ca gojë pa pikë turpi,
mbi varre nisin lojë me fjalë.

Harrojnë kush e hapi dritën,
kur kombi lëngonte në errësirë,
harrojnë kush i dha këtij populli,
emër, dinjitet dhe liri.

UÇK-ja s’ishte përrallë,
as lojë letrash në tryezë,
por ishte betim mbi gjakun,
për t’i kthyer këtij trualli shpresë.

Sot sharlatanë me mendje të tharë,
si mizat përmbi plagë lirie,
shajnë trimat që zbrisnin malit,
për armikun tue thur lavdi.

Me thika pas shpine e klithma,
gjakun e pastër duan ta ndysin,
ata që s’dhanë asnjë pikë djersë,
sot vlerat e luftës i përmbysin.

Historia nuk fshihet dot,
me statuse e shpifje nate,
se liria ka rrënjë në gjak,
s’përkulet para satrapëve.

Shajnë trimat që dolën për komb,
po vetë s’lanë kurrfarë vlere,
veç fshihen pas hijes së huaj,
si korbat që ushqehen në erë.

Mërgata e di dhe e njeh mirë:
kush shan luftën, shan lirinë,
kush pështyn mbi gjakun e derdhur,
ia vret këtij brezi krenarinë.

Nuk bëhet kombi me servilë,
as me gjuhë që shet atdhe,
por me burra që mbajnë besën,
edhe kur qielli shembet mbi ne.

Ndaj mos u trembni nga lehjet,
se qeni leh e karvani shkon,
shqiptari që e do këtë tokë,
luftëtarin me nder e kujton.

E sa të ketë gjak ndër vena,
sa të ketë flamur mbi dhe,
do jetojë amaneti i trimave:
“Kurrë më robëri për ne!”


Autor: Genc Sefa – Lushnja
Ish ushtarak, luftëtar në UÇK, UÇPMB
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë
I robëruar në emër të atdhedashurisë.
Burgu i Idrizovës, 19 maj 2026. 🇦🇱