Hajdar Beqa uron Kadri Veselin për ditëlindje

Sot, në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet, forcë dhe jetë të gjatë, mik i nderuar. Kontributi yt për Kosovën, për lirinë dhe shtetndërtimin e saj mbetet i çmuar dhe i paharruar.

Jam i bindur se kjo do të jetë ditëlindja e fundit që po e pret padrejtësisht larg familjes, shokëve dhe larg Kosovës. Besoj se shumë shpejt do të kthehesh pranë njerëzve të tu, aty ku e ke vendin.

Urime ditëlindjen, kryetar Kadri Veseli!