Nga Gjeneral Genc Sefa -Lushnja

PUTHJA E FUNDITNë kujtim të Dëshmorit Indrit Cara – “Ushtar Kavaja”Puthi n’faqe nënë Xhemailja,si çdo nanë për udhë të mbarë,s’e dinte se ajo puthje e ëmbëldo mbetej e fundit për ushtar.Në atë dhomë s’kish bubullima,as kushtrim lufte, as zë kushtrimi,veç një nënë që bekon të birin,dhe një djalë që ia kishte tretur shikimin.Dorën mbi sup ia vuri lehtë,si me i thanë: “Zoti të prijtë!”,ndërsa zemra e nanës dridhej,nga një parandjenjë që i therte në shpirt.Ai buzëqeshi si burrat e rrallë,që dhimbjen e fshehin në kraharor,e dinte se rruga që kishte zgjedhurnuk të kthente gjithmonë në oborr.Kosova digjej nën flakë e hekur,dhe gjaku kërkonte bij për liri,prandaj la jetën e mërgimite mori pushkën për Shqipëri.Nuk e thirri lavdia e rreme,as medalja, as emri në gur,e thirri zëri i tokës së robëruar,që kërkonte bijtë si flamur.E mbeti puthja mbi faqen e trimit,si vulë e shenjtë e amshimit,se ka bekime që zgjasin një çast,por jetojnë sa vetë përjetësia.Kur ra dëshmor në fushë të nderit,u drodhën malet, u drodhën gurët,por jo bekimi i nënës së tij,që e përcolli drejt yjeve e flamurit.Sot fotografia flet në heshtje,më fort se fjalët e çdo historie:një nënë që puth birin për udhë,një bir që niset drejt pavdekësisë.Dhe sa herë shqiponja hap krahët,mbi tokat ku ranë djemtë e lirisë,ajo puthje rilind si kujtim,në zemrën e kombit e të Shqipërisë.Nuk ishte thjesht një puthje nane,ishte bekimi i një brezi mbarë;ajo mendoi se po përcillte djalin,historia po lindte një dëshmor shqiptar.——–Lavdi e përjetshme Dëshmorëve 🇦🇱 Autor: Genc Sefa – Lushnja Ish ushtarak, luftëtar në UÇK, UÇPMB, dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë 18 qershor 2026.