Nga poetja dhe gazetarja Dalinë Arifi

Më prit atje

Në një qoshe të qytetit më prit.
Do vij… si fëshfërima e një ere të lehtë.
Më prit… atje, te kafeneja e mëngjeseve tona.
Do vij sa të përqafoj dhe të shuaj mallin.

Më prit në një skaj të qytetit,
më prit kudo…
te Ura e Gurit,
te ajo e Kaltra e Dashnisë,
në Marashin e vjetër,
apo te kroi i Shadërvanit.

Unë atje do të vij…
do të marr mallin dhe do të iki…

Më prit atje… se aty jam unë, hija e qytetit.
Si shi i furishëm do të vij… e do të iki përsëri.

Dalinë Arifi
Prizren, qershor 2022