Në Austri u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorin e UÇK-së Skendër Gashi

Organizimi i tubimit përkujtimor për dëshmorin Skender Gashi në Eferding pati rrjedhë normale dhe ishte ndër organizimet më të mira që janë mbajtur kohëve të fundit në Austrinë e Epërme. Për rrjedhën e mirë të këtij aktiviteti përgëzoj anëtarët e Këshillit organizues për përkushtimin e dëshmuar, si dhe të gjithë ata që i kontribuuan mbarëvajtjes së këtij aktiviteti përkujtimor.
Falënderim të veçantë kam për ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo, komandantin dhe ish-kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, kryetarin e komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, deputeten e Kuvendit të Kosovës Time Kadrijaj, gjeneralin e FSK-së Enver Cikaqi, veprimtarët e çështjes kombëtare Ramadan Hoti nga Samadraxha, Asllan Mazrekun nga Malisheva, veteranin e UÇK-së Besnik Krasniqi nga Prizreni, përfaqësuesin e OVL të UÇK-së nga Rahoveci Mentor Veliun, autorin e monografisë për Skender Gashin z. Qemajl Krasniqi, si dhe Valmirin të birin e dëshmorit Skender Gashi, i cili ngjalli emocione të veçanta tek të pranishmit me fjalën e tij falënderuese dhe për Islam Haxhiun nga RTK
Falënderoj të gjithë ata që erdhën nga vendet e ndryshme evropiane enkas për këtë aktivitet përkujtimor, duke e nderuar kështu jetën dhe veprën e dëshmorit Skender Gani Gashi.

Afrim Ajredini