Një opinion nga znj.Elvira Zeneli me një vështrim për revistat Zog Mëngjesi Mollëkuqja

Është kënaqësi kur dëgjoj nga prindërit interesimin për revistën “Zog mëngjesi” dhe “Mollëkuqja”, të cilat janë botuar dhe vazhdojnë të botohen në Prishtinë prej disa dekadash. Këto revista janë ideuar nga i ndjeri prof. Sadri A. Kelmendi dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre edhe sot nga drejtor Agim S. Kelmendi. Dy revista të cilat inkurajojnë talentet e reja për të shpalosur artin e bukur të krijimtarisë. Para disa ditësh bëra një takim me prindër – mësues – nxënës dhe prezantova para tyre çdo rubrikë të revistës. Interesimi i prindërve, mësuesve dhe nxënësve ishte i madh. Kjo gjë u pa sot kur më vijnë një grup prindërish dhe pyesin se kur do i kenë në dorë këto revista.
Kjo gjë më gëzoi jashtë mase.
Në shtator ju thashë, revista do jetë në dorë të fëmijëve tuaj.
Faleminderit të gjithë prindërve për mbështetjen dhe interesimin e tyre!
Tani do ti urojmë MIRE SE ARDHJEN në shkollat e Tiranës dhe do e shtrijmë edhe më gjerê!
RESPEKTE!