Copëza jete nga e mirënjohura Ganimete Jakupi
COPËZA JETE…
Mora një ditar dhe fillova të shkruaj,
Në kokë më përplaseshin përjetimet e shumta,
Cilat më parë t’i rendisja,
Përjetimet e bukura apo të këqija…
Emocione kisha përjetuar nga më të ndryshmet,
Copëzat e jetës ishin të shpërndara kudo,
Nga të bukurat kisha fluturuar në qiell të shtatë,
E nga të këqijat kisha rënë përtokë…
Por nga gjitha përjetimet mësova gjithçka,
Asnjëherë nuk u tjetërsova,
Me të mirat dhe të këqijat u pajtova,
Qëndrova stoike, asnjëherë nuk u dorëzova…
Mësova se edhe problemet ishin pjesë e jetës,
Pa to jeta nuk do të kishte kuptim,
Mësova se asgjë nuk është e përjetshme,
Dhe duhet të kemi shumë durim…
Copëzat e jetës dukeshin sikur një itinerar,
Me plot të papritura ndër vite,
Por në fund gjithçka ia dola për mbarë,
Duke vënë gurët si një murator që ndërton muret…
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.