Veprimtari i lavdishëm Veton Binakaj kujton koloset e UÇK -së Xhemajl Fetahun dhe Cenë Aliqkajn
Lavdi dhe përulje për dy kolosë të Kombit – Xhemajl Fetahaj dhe Cene Aliqkaj
Në altarin e lavdisë kombëtare qëndrojnë të skalitur me shkronja të arta emrat e dy burrave të dheut – Xhemajl Fetahaj dhe Cene Aliqkaj – dy shtylla të pathyeshme të kauzës sonë të shenjtë për Liri dhe Bashkim Kombëtar, për një Shqipëri të vetme dhe të pandarë.
Shokë të pandashëm në radhët e ilegales atdhetare, bashkëluftëtarë në vitet më të errëta e më të lavdishme të qëndresës sonë, ata u rreshtuan me përkushtim të plotë në mbrojtje të dinjitetit dhe të së drejtës sonë shekullore për të qenë të lirë në tokën tonë.
Kur Xhemajl Fetahaj bie heroikisht në përballje me forcat ushtarake të shovinizmit serbomadh, ishte pikërisht Cene Aliqkaj që, me zemër trimi e shpirt shqiptari, shkon të tërheqë trupin e tij të shenjtë për të mos e lënë në duart e armikut. Në atë akt burrëror, edhe vetë Cena plagoset, por nderi mbeti i pacënuar, dhe miqtë nuk lanë pas njëri-tjetrin, as në jetë e as në përjetësi.
Lavdi e përjetshme!
Mirënjohje dhe nderim brez pas brezi!
Me respektin më të lartë, për heronjtë që me gjakun e tyre e ujitën rrugën drejt Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱