Kupto , o mashkull nga Kumrie Shala

KUPTO, O MASHKULL

Nuk është mëkat të duash,
As të dashurosh,
Por mëkat është,
Kur tjetrit dashurinë do ia kushtëzosh.

Ti, femër shqiptare, në halle ke ra,
Sa e hapë gojën, fillojnë të shajnë pa pra.
O ti, mashkull i marrë, të lutem, çfarë ke?
S’tradhtohet dashuria e vjetër
Për një njohje të re!

Sa të marrë jeni, ju rracë shqiptare,
Kur të qeshet një vajzë, thoni: “E hanger fare!”
Mos harron o të marrë:
Se, ajo që është e lirë,
E s’ka frikë me folë,
E keni shumë t’vështirë ,
Ta fusni në dorë!

Një gjë më lëndon, s’më lë të qetë:
Pse femra shqiptare gjithmon vuan në jetë?

Ju meshkuj shqiptarë, jeni shpesh naivë,
Kur i ofroni një punë një femre,
Kërkoni kompensim si shpërblim.

Për këtë, turp t’ju vijë!

Kjo gjë në botën e civilizuar s’ka vend,
Çfarë te them tjeter kjo nuk ka koment!

Kuptoni mirë, o ju mashkuj zhguni:
Dashuria nuk është fluskë sapuni!