Fenomeni Ronaldo mbetet më i vlerësuari
Clarence Seedorf kur u pyet se kush ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
“I jam përgjigjur kësaj pyetje pa ngurrim. Gjatë gjithë karrierës sime, për mua, Ronaldo braziliani dukej sikur nuk ishte njerëzor. Kam luajtur kundër tij kur ishte 18 vjeç në Holandë, në Spanjë kur ishte 20, 21 vjeç, dhe gjithashtu kam luajtur edhe me të. Aty i shikon të gjitha. Në stërvitje, në ndeshje. Kur dikush mund të përsërisë të njëjtën gjë sa herë që do, atëherë ky nuk është fat. Është talent dhe mjeshtëri.
“Askush nuk ka qenë në gjendje të bashkojë shpejtësinë, fuqinë, vizionin për lojën, ekzekutimin dhe të jetë kaq konkret dhe efektiv. Kam parë lojtarë shumë të talentuar, pro asnjë që të kombinojë të gjitha këto cilësi si Ronaldo”.