PDK kujton Adem Demaçin e lavdishëm
Në kujtim të Bacës Adem!
Adem Demaçi, përveç se simbol i qëndresës, është edhe ndërgjegjja jonë kombëtare. Jetoi dhe vuajti për lirinë e të gjithëve, pa u thyer, pa u nënshtruar, pa urrejtje.
Më shumë se një personalitet historik, ai mbetet udhërrëfyes për të ardhmen. Busulla jonë e zemrës dhe e mendjes, sa herë rrugët na duken të mjegullta. Drita jonë në errësirë.
Na mësoi se atdheu është mbi gjithçka dhe liria nuk është dhuratë, por sakrificë. Na mësoi se liria kërkon përkushtim. Demokracia kërkon moral. E ardhmja kërkon udhëheqje me vizion.
Lavdi e përjetshme, Baca Adem. 🌹🙏