PSHDK ST.GALLEN URON VITIN E RI SHKOLLOR


Të dashur nxënës, prindër, mësues dhe miq të PSHDK St. Gallen,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju urojmë shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin tuaj arsimor. Le të jetë ky vit i mbushur me dije, përvoja të bukura dhe miqësi të reja.

Shkolla jonë është shtëpia ku kultura, gjuha dhe vlerat tona ruhen e përcillen tek brezat e rinj. Prandaj, le të vazhdojmë së bashku me përkushtim e dashuri këtë mision të çmuar.

Urime për vitin e ri shkollor 2025/2026 – qoftë një vit frymëzimi dhe arritjesh të mëdha për të gjithë ju!

Me respekt,
PSHDK St. Gallen z David Nue