Fotografia-çast momental nga e nderuara Ganimete Jakupi
FOTOGRAFIA – ÇAST MOMENTAL
Mos u bazo në fotografi,
Është çast momental,
Ndoshta ndihem tërësisht keq,
Por në foto bukur dal.
Pas buzëqeshjes ndoshta fsheh,
Një lodhje që s’duket gjëkundi,
Një trishtim që hesht e fle në brendësi,
E në foto dukem se shkëlqej si flori.
Brenda fotografisë ka mijëra fjalë të pathëna,
Një profil me ngjyra magjike,
Të mahnit kur e shikon,
Por realiteti krejt ndryshe qëndron.
Mos më gjyko nga një pamje,
Nga filtri që rregullon çastin,
Se ndoshta zemra mban plagë,
Ndërsa buzët fshehin rastin.
Më 21.10.2025
©️ Ganimete Jakupi, Zvicër.

