Nga e nderuara Kumrie Shala
KUNDËR HALLOWEEN-it
Festa e Halloween-it është një shenjë e degradimit të shoqërisë, një mungesë e thellë respekti për njeriun dhe një pasqyrë e ulët e edukatës.
Ne, populli shqiptar, këtë zakon nuk e kemi pasur kurrë. As para lufte, as në traditat tona. Ai u shfaq pas saj, si një modë e huaj e pakuptimtë, një dobiç i frikshëm që s’ka rrënjë në kulturën tonë.
Në vend që fëmijët t’i mësojmë ta duan jetën me dritë, me bukuri, me dashuri e me vullnet të mirë, ne po i përkrahim me ide të errëta, të pashpirt e pa vlerë, që vetëm ua mjegullojnë mëndjen dhd shpirtin.
Një natë shtrigash e përbindëshash, një lojë me plagë, gjak e tmerr, që futet në mendjet e të vegjëlve si një argëtim i pafajshëm, por në thelb është mësim për dhunë, frikë dhe errësirë.
Ku po shkon kjo shoqëri?
A e di kush çfarë kuptimi ka për një fëmijë të pafajshëm nata e shtrigave?
Për një adoleshent që kërkon dritë, por i ofrohet terri, gjaku dhe maska?
Kjo është mungesë e aftësive pedagogjike dhe moskuptim i rolit që kemi ndaj brezit të ri.
Kur prindërit, mësuesit dhe edukatorët përkrahin diçka që nuk ka vlerë, që s’e ndihmon shpirtin të rritet, atëherë kemi humbur drejtimin.
Ju lutem, prindër e mësues, mos përkrahni festa që s’na çojnë askund.
Besomëni, edhe pa Halloween jetohet, dhe madje jetohet më pastër, më njerëzisht, më me dritë në shpirt.
Mësoni fëmijët ta duan jetën, dritën dhe dashurinë, jo errësirën, plagën e shëmtimin shpirtëror që sjellin zakonet e huaja.
Unë si pedagoge, gazetare, poet, aktore, kam protestuar pērmese shkrimit çdo vit dhe e kam kundërshtuar këtë k “festë” te shemtuar “Halloween-it”.
Në një kohë kur shoqëria jonë po përballet me shumë përipeci e ndikime të huaja në çdo fushë të jetës, unë dua ta ngrehi zërin kundër një zakoni që, sipas meje, nuk i përket traditës sonë dhe do të ndikon negativisht në formimin e brezave të rinj. Me ndjenjë përgjegjësie morale e kulturore, unë ndaj reflektimin tim për “festën” e Halloween-it.
Autore:
Kumrie Avdyl Shala

