Kam ra n’dashni nga Dalinë Arifi
Kam ra n’dashni
Kam ra n’dashni, e mora vesh,
nga mënyra si më shikon,
si e ndjej në palcë,
nga zjermi kur lëshojnë trupat
në shtratin e flakosur të dashurisë.
Qysh e dëgjoj fjalën e tij,
e nuk mbaj më asgjë që mban të lumtun.
Valla, n’dashni kam ra, e di,
dhe nuk ia mohoj vetes këtë të mirë.
Kam ra n’dashni, e mora vesh,
jam mbyllur në shtëpi, po dua vetëm ta shoh.
Sytë më mbushen me errësirë kur mendoj se nuk e shoh,
kam ra n’dashni, duke u munduar të frymoj.
Po mbetem pa frymë kur jam afër tij,
kam ra n’dashni, kam ra…
Kokë e këmbë jam zhytur
në detin e thellë të saj.
Dalina❤️🌹🥰

