Një opinion mbi Grevën nga Mr.Florent Selca

GREVA NË ARSIM

Jam shumë i indinjuar më opinionin e disa qytetarëve në vendin tim. Mësimdhënsit, po ofendohen, po shantazhohen dhe po kërcënohen, nga ata që nuk arritem, t’i edukonim sa dhe siç duhet.
Si nuk ju vjen turp, t’i shani ata që dikur i konsideronit si prindërit e dytë. E harruat se ne, ju mësuam ABC-në, ju dhamë dorën, ju ledhatuam, ju mësuam ta doni atdheun si familjen tuaj.
Si mund ta ofendoni, së pari intelegjencën tuaj, dhe më pas mësimdhënsin, duke e ranguar arsimin në fundin e gjitha sektorëve publik në Kosovë. Si mund të ketë cilësi arsimi, kur paga jonë është më e ulët se e një pastruesi apo shoferi ?
Kur mësuesi është injorant, paramendoni se si mund të jetë nxënësi i tij.
A e dini ju, se nxënësit tonë, janë shumëherë më të përgaditur se sa nxënësit e shumicës së vendëve evropiane. Por kjo nuk ju përshtatet disave. Ejani dhe shikoni, mundësitë tona, krahasoni rezultatet tona, më ato të shteteve botërore, do të bindeni se mësuesi kosovar në përgjithësi, është hero i punës.
Ju intelektualet e pasluftës, po i harroni sakrificat tona, mundin tonë, dhe po na etiketoni dhe rangoni si mos më keq.
Na shantazhoni më të ashtuquajturin testi PISA, ku siç dihet edhe Gjermania e ka përjashtuar këtë organizatë, sepse është jo kredibile. A e dini se në PISA, garojnë vetëm 25 % e shtetëve botërore, sepse pjesa tjetër, nuk ju besojnë këtyre testimëve.
Po na shani aq shumë, sa edhe PISA, po na quani ! FALEMINDERIT !
Fëmijet tuaj këto ditë, nuk po vijnë në shkollë, por ata janë edhe nxënësit tonë, por mos harroni se edhe ne kemi fëmijet tanë në këto shkolla.
Ju prind të ndëruar, mos harroni se edhe ne jemi prind.
Mos harroni, se i vetmi, që nuk u përkul para përandorit, dhe përandori pranoi të përkulet, para tij në Japoni, ishte mësuesi. Ju jeni mësuar që ne, të jemi të urtë dhe të përulur, e ju të gjithë po ndjehi si përandor, por sot ka ardhur koha, që edhe ne, të ngrejmë kurrizin drejt dhe mos t’i lejojmë të tjerët ta përdorin mësuesin si urë, ku mund të kalojnë të gjithë.

Florent Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *