Kryeministri Albin Kurti vlereson lart Ashakun

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet, nuk ka hipotezë që nuk mund të ngritet dhe ku nuk ka debat që nuk mund të bëhet. Nëpër këtë akademi kanë kaluar të gjitha mendimet e shtjellimet e shoqërisë kosovare dhe kombit shqiptar, nga kryeveprat e artit shqiptar te idetë e rilindasve për shqiptarizmën, deri te refuzimi estetik dhe rezistenca nëpër burgje, si dhe kryengritja e armatosur për çlirimin e Kosovës, pra për jetësimin e paradigmës së lirisë.

Duke e ruajtur habinë filozofike dhe dyshimin hipotetik, duke e ndjekur kureshtjen, duke e kultivuar hulumtimin, duke e zhvilluar studimin, me shpresë për sa më shumë shkencë dhe dije, bukuri dhe filozofi, le të bashkohemi mes urimeve tona për gjysmëshekullin e dytë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Fjala ime e plotë sot me rastin e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve: https://kryeministri.rks-gov.net/news/fjala-e-kryeministrit-kurti-ne-ngjarjen-e-organizuar-per-nder-te-50-vjetorit-te-akademise-se-shkencave-dhe-arteve-te-kosoves/